Osmani për Kushtetutën e Kaçanikut: Themelet e shtetit u vendosën 30 vite më parë

Me himnin e Kosovës ka filluar seanca solemne e Kuvendit të Kosovës për shënimin e 7 shtatorit, 30-vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka çmuar përkushtimin dhe vullnetin e delegatëve për shtetndërtimin e Kosovës. Ajo tha se themelet e shtetësisë u vendosën tri dekada më parë.

“Sot po kujtojmë një datë e cila qëndron në themelet e shtetit ynë të pavarur dhe një gjeneratë përfaqësuesish të popullit dhe nga ndjenja për liri ne po këtë ditë sfiduan një sistem dhe u përballën me Serbinë dhe e hapën një epokë të re për popullin tonë. Sot dua t’i kujtojmë ata që nuk janë në mesin tonë, një moment heshtje në kujtim të veprës së tyre”, u shpreh ajo.

“Këtij kuvendi ia keni shkruar faqet më të ndritshme ju. Të dashur delegatë ju e që e artikuluat qartë vullnetin për liri. Miratimi i saj u parapriu nga një akt tjetër i 2 korrikut, që tregon qartë për luftën për liri, Kosova përfundimisht nuk pranoi ti nënshtrohet hemogjenisë. Miratimi i Kushtetutës ishte sa heroik dhe aq njerëzor sepse përqafimi i idesë së lirisë dhe komunizmi ishte edhe dëshirë e popullit edhe qëllimi strategjik i shtetit tonë”, tha Osmani.

“Ne i përulemi vullnetit dhe këmbëngulësisë suaj për projektin e lirisë.ne do të ju mbajmë ai udhërrëfyes tonin, në përpjekjen për konsolidimin shtetit tonë të pavarur, çdo veprimi i yni do të jetë i frymëzuar nga ju”, shtoi ajo.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit në përbërjen e vitit 1990, Ilaz Ramajli në fjalimin e tij kujtoi periudhën para 30 viteve, në kohën kur filluan edhe përgatitjet për Kushtetutën.

“30 vjet më parë Serbia largoi nga puna mijëra punëtor, hyri në televizionin ë Prishtinës dhe i largoj të punësuarit, u botua ndalimi i i Rilindjes dhe i larguan shumë ushtarë, nga data 5 korrik shqiptarëve u mohua çdo ditë e jetës. Kuvendi kishte një detyrim të veçantë ai duhet të përgatitë kushtetutën e Kosovës që të nxirreshin në raste të tilla dhe të bëhej sa më shpejt dhe sa më mire. Tekstin e kushtetues e përgatiten anëtarët dhe delegatët, Ejup Statovci, Ismet Salihu, Kurtesh Salihu, Fatmir Salihu etj. Nexhmije Ajazi kishte shikuar tekstin përfundimtar të kushtetutës”, tha ai.

“Asnjëherë në histori sikur ky i mbajtjes së mbledhjes të përcaktohet nga një grup i njerëzisht në këto proces janë të përfshirë qindra njerëz që përfundoi me sukses dhe kjo ka ndodhur edhe me rastin e 7 shtatorit”. “Unë besoj se shpallja e deklaratës e kushtetutës dhe formimi i kushtetues deri tek referendumi shpreh vazhdimësinë për çlirim kombëtar që të jetojmë të lirë dhe të jemi shtet sovran”, theksoi Ramajli.

Në këtë seancë po marrin pjesë delegatë të përbërjes së atëhershme të Kuvendit të Kosovës, të cilët morën pjesë në shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator të vitit 1990.