Osmani ndan fotografi nga ballo e trupave të marinës së SHBA-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga pjesëmarrja e mbrëmshme në Marine Ball, e cila është ditëlindja e Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka thënë se janë në këtë ngjarje për të nderuar ata që i shërbejnë uniformës dhe ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen.

“Mbrëmë, ishim të ftuar në SHBA Marine Ball, ku nderuam përkushtimin, sakrificën dhe angazhimin e palëkundur të grave dhe burrave në uniformë, të cilët po kontribuojnë për paqe në Kosovë dhe kudo në botë”-ka shkruar ajo.

Ditëlindja e Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara festohet çdo vit më 10 nëntor me një ceremoni tradicionale të prerjes së tortës. Në atë ditë në 1775, u krijuan Marinsat Kontinentale.