OSBE në Kosovë: Autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të sillen menjëherë para drejtësisë

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka reaguar në lidhje me vrasjen e një polici dhe plagosjes së një tjetri në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm, duke thënë se dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin brutal të mëngjesit të sotëm në #Policinë e Kosovës, në të cilin një oficer mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë detyrës në afërsi të Banjskës. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve të oficerit”- ka shkruar Davenport në Twitter.

Davenport ka theksuar se autorët e këtyre krimeve duhet të sillen menjëherë para drejtësisë.

“Autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të sillen menjëherë para drejtësisë. Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”- është shprehur Davenport.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në fshatin Banjska të Zveçanit është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

Sipas Kurtit, i vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.

Vritet një polic i Kosovës, plagoset një tjetër