Operacioni ‘Goditja’ policia konfiskon armë e arreston 6 persona në Prizren

Në zbatimin e planit operativ ‘Goditja 2023’ policia gjatë kontrolleve të mbi 1 mijë makinave e disa lokaleve në Prizren ka konfiskuar 10 armë dhe ka arrestuar 6 persona.

Këto kontrolle janë bërë nga data 8 deri 11 gusht.

“Drejtoria rajonale e Policisë Prizren ka rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione te ndryshme që frekuentohen nga qytetarët. Në saje të këtyre angazhimeve në teren që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 përpos shume detyrave dhe angazhimeve të tjera janë realizuar edhe këto aktivitete: Kontrolluar 1074 automjete, legjitimuar 1646 persona, kontrolluar 26 lokale të ndryshme, janë konfiskuar 10 armë të ndryshme dhe janë arrestuar 6 persona”- thuhet në njoftimin e policisë.

Angazhimet në realizimin detyrave që dalin nga ky plan operativ do të vazhdojnë edhe me tutje, thekson më tej policia.

Operacioni ‘Goditja 2023’ është duke u zhvilluar në të gjitha rajonet e Kosovës, ku po bëhet kontrollim i makinave e lokaleve.