OKB: Më shumë se 330,000 njerëz janë zhvendosur në Gaza që kur nisen bombardimet

Më shumë se 330 mijë  njerëz janë zhvendosur në Gaza që kur Izraeli filloi bombardimin e kësaj enklave, ka thënë Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) herët të enjten.

Në një deklaratë, OCHA shprehu më tej shqetësimet e saj për dëmtimin e infrastrukturës civile në Gaza.

Izraeli e ka nisur një bllokadë të enklavës me popullsi tejet të dendur, duke e ndërprerë furnizimin me energji elektrike, karburant dhe ujë.

“Numri kumulativ i personave të zhvendosur u rrit me 30 për qind gjatë 24 orëve të fundit, tani në 338,934, prej të cilëve mbi dy të tretat janë strehuar në shkollat e UNRWA-s” – thuhet në deklaratë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza më herët të enjten tha se 600,000 njerëz nuk kanë qasje në ujë dhe se disa spitale po mbështeten në ujin nga puset. Ministria shtoi se numri i të vdekurve në Gaza është afër 1,200 që nga e shtuna.

Ndërkohë, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka thënë se po synon ta sigurojë “një zingjir jetësor ushqimor për mbi 800,000 njerëz”./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala