Ndërprerja e energjisë elektrike Foto: KALLXO.com Foto: KALLXO.com

Obiliqi telashe me rrymën në natën e Vitit të Ri

Një qytetar nga Obiliqi ka raportuar në KALLXO.com se në këtë komunë nuk ka energji elektrike.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS-it, Lulzim Krasniqi.

Krasniqi thotë se ka pas ndërprerje për shkak të mbingarkesës por se po punohet për rikyçje.

“Ka pasur ndërprerje shkaku i mbingarkesës në rrjet. Pjesërisht është kyçur, ekipet në terren po punojnë për rikyçjen komplet”, deklaroi Krasniqi.