Foto: Ilustrim

Obiliq, grabitje nën kërcënim e thikës në vendin e punës

Një person nga Obiliqi ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë kohës sa ishte në vendin e punës në pikën e derivateve, dy persona të panjohur e të maskuar nën kërcënimin e thikës ia kanë grabitur një telefon celular, 100 euro kesh para dhe disa pako të cigareve.

Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar ndërsa pas grabitjes, dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti i cili vazhdon të hetohet, ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit.