Foto: Ilustrim

Obiliq, arrestohen 4 të rinj për përleshjen e mbrëmshme

Policia e Kosovës ka arrestuar  katër persona të dyshuar si të implikuar në një rast sulmi të ndodhur në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 23:30 një fjalosje dhe  keqkuptim verbal i çastit ka rezultuar me një sulm.

Pasi ka pranuar denoncimin, Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarit.

Sipas komunikatës së Policisë të arrestuarit janë: F.I., 16-vjeç, A.Sh., 18-vjeç, A.Sh., 20-vjeç, B.Sh., 21-vjeç, të gjithë shtetas të Kosovës.

Tutje Policia sqaron se ndaj të njëjtëve me aktvendimin të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë, për t’u proceduar më tej në procedurë.