Nuk votohen rezolutat për pandeminë në mungesë të kuorumit në Kuvend

Rezolutat e propozuara nga PDK dhe Vetëvendosje nuk u miratuan në Kuvend në mungesë të kuorumit.

Projekt-rezoluta e propozuar nga  VV-së u shty për një senacë tjetër për shkak se në votim kanë marrë pjesë vetëm 25 deputetë. Ndërsa, projekt-rezoluta  e PDK-së u votua vetëm nga 20 deputetë dhe nuk arriti të kalojë.

Nuk ka kaluar as projekt-rezoluta për gjendjen financiare në Telekom me vetëm 27 deputetë që votuan.

Ndërsa, me 53 vota për dhe asnjë kundër ka kaluar Rezoluta për të Drejtat e Pensionistëve Kontributdhënës.