Windsor, Ontario, 11 shkurt 2022. (Nathan Denette /Shtypi Kanadez nëpërmjet AP)

Një vështrim se çfarë fshihet pas protestave në Kanada

 

Për pesë ditë, një bllokadë kamionçinësh, makinash dhe një grusht kamionësh komercialë e ka bllokuar komunikacionin në Urën e Ambasadorit, pikëkalimin kufitar më të ngarkuar midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Bllokada ka edhe në dy vendkalime të tjera. Dhe për dy javë, rrugët e qendrës së qytetit në kryeqytetin e Kanadasë janë bërë një mishmash nga një kolonë automjetesh, ndërkohë që protestuesit po protestojnë kundër kufizimeve të COVID-19 dhe kryeministrit Justin Trudeau.

Më poshtë gjeni një vështrim lidhur me protestat e vazhdueshme që e kanë kapluar Kanadanë, duke e ndërprerë tregtinë ndërkombëtare dhe duke bërë që Uashingtoni të bëjë presion mbi Otavën për t’i dhënë fund bllokadës rreth brezit kufitar.

SI FILLUAN PROTESTAT?

Pjesa më e madhe mund të ndërlidhet me zemërimin kundër Trudeau, një politikan i Partisë Liberale, i cili është kryeministër që nga viti 2015 dhe është i urryer nga shumë konservatorë, veçanërisht në provincën perëndimore të Albertës, më konservatorja në vend.

Në vitin 2019, shumë përpara protestave aktuale, demonstruesit parakaluan me një kolonë me qindra kamionë nga Kanadaja perëndimore në Otava në kundërshtim me taksën e re të karbonit të qeverisë Trudeau, një masë mjedisore që ata thanë se do të dëmtonte industrinë e naftës. Shumë prej protestuesëve veshën jelekët e verdhë në shenjë solidariteti me një lëvizje protestuese franceze po atë vit kundër padrejtësisë së perceptuar ekonomike. “Karvani i lirisë” i këtij viti filloi në janar me automjetet e para që u nisën gjithashtu nga pjesa perëndimore e vendit dhe protestuesit nga vende të tjera u bashkuan.

ÇFARË DUAN ATA?

Organizatorët e konvojit thanë se ata u nxitën të protestojnë nga një kërkesë e qeverisë federale që shoferët e kamionëve të vaksinohen plotësisht nëse duan të shmangin një karantinë 14-ditore pas rihyrjes nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, është një masë dypalëshe me SHBA-të që vendosin të njëjtin rregull më 22 janar – që do të thotë se edhe nëse Kanadaja i jepte fund kufizimit, nuk do të kishte asnjë ndryshim praktik.

Demonstruesit në Otava, Ontario dhe gjetkë po kërkojnë kryesisht detyrimet rreth marrjes vaksinës COVID-19 dhe kufizimeve të tjera të përfundojnë përfshirë kërkesat për maska – megjithëse shumica e tyre u vendosën nga qeveritë provinciale. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Trudeau.

KUSH ËSHTË I PËRFSHIRË?

“Konvoji i lirisë” u njoftua në fillim të janarit nga një grup i quajtur Canada Unity, i cili u themelua nga James Bauder, një mbështetës i teorive konspirative Qanon. Të përfshirë janë gjithashtu Tamara Lich, e cila më parë i përkiste partisë së ekstremit të djathtë Maverick, e cila bën thirrje që Kanadaja perëndimore të bëhet e pavarur; dhe një ish-anëtar i sigurisë së Policisë Mbretërore Kanadeze të Trudeau.

Pak kamionë tregtarë janë pjesë e bllokadës në Urën e Ambasadorit. Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, tha të premten se numërimi i fundit që kishte bërë ishte pesë prej kamionëve atje, ndërkohë që pjesa tjetër ishin makina personale:  

Disa figura të ekstremit të djathtë duket se po përpiqen të përfitojnë nga protestat dhe lodhja pandemike në përpjekje për t’i rigjallëruar lëvizjet e tyre, të cilat përfaqësojnë një pakicë të vogël kanadezësh.

CILI KA KA QENË REAGIMI?

Trudeau ka qëndruar i palëkundur kundër heqjes së detyrimeve për marrjen e vaksinave, duke i quajtur protestuesit një “jokonvencionalë” që besojnë në teoritë e konspiracionit dhe mbajnë “kapelëa prej letre”. Kjo vetëm i ka inatosur më shumë ata.

Protestat janë dënuar gjerësisht edhe nga kamionistët dhe grupet e kamionëve. Kjo përfshin Aleancën Kanadeze të Kamionëve, e cila thotë se shumica dërrmuese e shoferëve janë plotësisht të vaksinuar, në përputhje me popullsinë më të gjerë të vendit.

Kufizimet e pandemisë kanë qenë shumë më të rrepta në Kanada sesa në Shtetet e Bashkuara, por kanadezët i kanë mbështetur kryesisht ato. Vendi ka më pak kapacitet spitalor, kështu që provincat kanë qenë të shpejta në vendosjen e bllokadave në momentet kur infeksionet shënon rritje. Shkalla e vdekjes nga COVID-19 në Kanada është sa një e treta e asaj të Shteteve të Bashkuara.

Në Shtetet e Bashkuara, protestat janë përshendetur dhe promovuar nga personalitete të Fox Neës dhe ish-presidenti Donald Trump, i cili lëshoi ​​një deklaratë duke sulmuar “politikat e ashpra të të çmendurit të majtë Justin Trudeau, i cili e ka shkatërruar Kanadanë me detyrime të çmendura ndaj COVID-19”. Senatori i Teksasit, Ted Cruz, i ka quajtur kamionistët “heronj” dhe “patriotë”, dhe miliarderi i Tesla-s, Elon Musk gjithashtu e ka postuar mbështetjen e tij në Tëitter.

THE AMBASSADOR BRIDGE (URA E AMBASADORIT)

E shtrirë në lumin Detroit midis Detroitit dhe ëindsor, Ontario, ura e varur përbën 25% të të gjithë tregtisë midis SHBA-së dhe Kanadasë, me 328 milionë dollarë (417 milionë dollarë kanadezë) mallra që kalojnë çdo ditë.

Ura është me shumë rëndësi për sektorin e ushqimit në të dy vendet, si dhe për industrinë e automobilave; me të gjitha pikëkalimet, porse të mbyllura, mungesat i kanë detyruar fabrikat në të dy anët e kufirit të dalin jashtë linje ose të funksionojnë me kapacitet të reduktuar.

Të premten, një gjykatës urdhëroi u dha urdhër protestuesve në urë që t’i japin fund bllokadës dhe policia paralajmëroi se njerëzit që i kanë bllokuar rrugët mund të arrestoheshin dhe t’u sekuestroheshin automjetet.

Kryeministri i Ontarios Ford ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme që do të lejojë dënime deri në një vit burg dhe gjoba prej rreth 80,000 dollarë (100,00 dollarë kanadezë) për këdo që pengon lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve së bashku me infrastrukturën e rëndësishme.

Guvernatori i Miçiganit, Gretchen ëhitmer, u kërkoi autoriteteve kanadeze që ta zgjidhin situatën shpejt, duke thënë: “Kjo situatë po i godet pagat dhe linjat e prodhimit. Kjo është e papranueshme”.

ÇFARË PO NDODH NË OTAVA?

Mijëra protestues fillimisht zbritën në qytet dy javë më parë. Numri i tyre ka rënë, por më shumë se 400 kamionë mbeten të parkuar para ndërtesave të Kuvendit së bashku me një kuzhinë të improvizuar.

Demonstratat kanë qenë kryesisht paqësore, porse ofenduese për shumë kanadezë. Disa protestues parkuan dhe urinuan në Memorialin Kombëtar të Luftës dhe janë parë flamuj të Konfederatës dhe simbole te nazizmit (svastika). Një statujë e Terry Fox-it, një hero kombëtar, i cili u nis në një udhëtim për mbledhjen e fondeve nëpër Kanada pasi humbi një këmbë nga kanceri, u mbulua me një flamur kanadez të përmbysur dhe një tabelë ku shkruhej, “detyro lirinë”. Shumë protestues mbajnë shenja ose flamuj me fyerje të turpshme që i referohen Trudeau.

Kryetari i bashkisë së Otavës, Jim ëatson, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme javën e kaluar, duke thënë se protestat përbënin një kërcënim për sigurinë e banorëve për shkak të ngacmimeve dhe shqetësimeve ndaj tyre. Vendasit u ankuan për tingujt e pandërprerë të borive, por pas marrjes së një vendimi gjyqësor, kjo zhurmë është ndaluar tashmë./AP