Foto: Report.tv

Një skuadër nga Serbia niset për ndihmë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se një skuadër mbështetëse nga Serbia do të zbarkojë në Shqipëri për ti ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti në këtë vend.

Këtë informacion kryeministri Rama e ka marrë pas një bisede me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç”, ka shkruar Rama në facebook.

Në mëngjesin e sotëm edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt shtetit shqiptar për ndihmë pas tërmetit atje.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare deri më tani nga tërmeti i cili ka ndodhur orën 1:18 minuta pas mesnate, për tu pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë kanë humbur jetën 9 persona.