Një rast i konfirmuar sot në Prizren, nesër priten të testohen 11 raste të dyshimta

Gjatë ditës së sotme në komunën e Prizrenit është konfirmuar edhe një rast me COVID-19, duke e rritur numrin e të infektuarve në këtë komunë në 29.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka bërë të ditur se 11 testime priten të bëhen nesër, ndërsa ka dhënë detaje edhe për të infektuarit në këtë komunë.

“29 raste gjithsejt, 2 jane tashmë të shëruar, 1 ka ndëruar jetë fatkeqësisht, 4 janë në kliniken infektive në QKUK, 21 janë në vetizolim”, ka bërë të ditur Shehu.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot nga 295 mostra të testuar, 51 prej tyre kanë dalë pozitiv me COVID-19.

Në total në Kosovë numri i të infektuarve ka arritur 561, kurse i të shëruarve ka shkuar në 102, ndërsa 12 është numri i të vdekurve.