Kaçaniku

Një rast i dyshuar për coronavirus në Kaçanik, izolohen dy familje

Një grua e moshuar rreth moshës 70 vjeçare që kishte ardhur dy javë më parë nga Italia, dyshohet se është prekur me coronavirus në Komunën e Kaçanikut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Kaçanikut Diana Bajrami – Reka.

“Është fjala për një të moshuar mbi 70 vjeçare që ka ardhur nga Italia dy javë më parë. Rastin e kanë përcjellë për QKUK dhe po presim rezultatet e analizave. QKMF-ja në bashkëpunim me Policinë i kanë njoftuar familjet, ku janë izoluar dy familje”, tha ajo.

Sipas saj rasti është në fshatin Begrac i Komunës së Kaçanikut.

Aktualisht në Kosovë janë shënuar 13 raste të coronavirusit. Zonat e prekura janë Vitia me 7 pacientë Malisheva me 4 pacientë, Podujeva me 1 pacient dhe Klina me 1 pacient.