Shkolla "Selami Hallaqi", Gjilan. FOTO-Facebook

Një pjesë e shkollave të Gjilanit s’mbajnë mësim

Disa shkolla të Gjilanit sot nuk kanë mbajtur mësim, kështu duke i’u përgjigjur pozitivisht kërkesës së SBAShK që dita e hënë, për nder të festës së 28 nëntorit, të jetë ditë pushimi.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica.

“Pjesërisht shkollat e Gjilanit s’janë duke mbajtur mësim, por edhe ato që janë duke mbajtur janë me pjesëmarrje të vogël të nxënësve”, tha ai.

KALLXO.com më herët raportoi se në Pejë 12 shkolla nuk janë duke mbajtur mësim sot.

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje shkollave që të mbajnë mësim.

Kurse, kryetari i SBAShK, Rrahman Jasharaj ka deklaruar  se 90 për qind e shkollave të Kosovës i janë bindur thirrjeve të tyre që dita e hënë të jetë ditë pushimi, për nder të festës së 28-nëntorit.

Qeveria e Kosovës, më 27 nëntor kishte bërë të ditur se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës.

Për këtë vendim, kryeministri, Avdullah Hoti u kritikua sot nga deputetët e opozitës.

Por, ai tha se se deputetët e kanë ftuar në raportim me datën 30 dhjetor dhe se ka zbatuar agjendën zyrtare të trashëguar.

Kryeministri Hoti i përgjigjet Ganimete Musliut për 28 Nëntorin