12 shkolla të Pejës zbatojnë kërkesën e SBAShK-ut, nuk mbahet mësimi

12 Shkolla të Komunës së Pejës i janë bindur thirrjeve të SBAShK, që dita e hënë të jetë ditë pushimi, për nder të festës së 28-nëntorit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com drejtori i Arsimit në këtë komunë, Besim Avdimetaj.

“20 shkolla punojnë, 12 nuk punojnë dhe 3 shkolla janë në mësim online. Kjo është gjendja në shkollat e Pejës. Për këto 12 shkollat që s’janë duke mbajtur mësim, përgjegjësinë do ta mbajnë drejtorët”, tha ai.

Kryetari i SBAShK, Rrahman Jasharaj ka deklaruar  se 90 për qind e shkollave të Kosovës i janë bindur thirrjeve të tyre që dita e hënë të jetë ditë pushimi, për nder të festës së 28-nëntorit.

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje shkollave që të mbajnë mësim.

SBAShK: Mbi 90% e shkollave nuk janë duke mbajtur mësim

Qeveria e Kosovës, më 27 nëntor kishte bërë të ditur se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës.

Për këtë vendim, kryeministri, Avdullah Hoti u kritikua sot nga deputetët e opozitës.

Por, ai tha se se deputetët e kanë ftuar në raportim me datën 30 dhjetor dhe se ka zbatuar agjendën zyrtare të trashëguar.

Kryeministri Hoti i përgjigjet Ganimete Musliut për 28 Nëntorin