Ilustrim

Një person vdiq e një tjetër u lëndua nga një aksident në autostradën ‘Ibragim Rugova’

Një person kam mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar nga një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, dje rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka vdekur pasi që me veturën që po e drejtonte dyshohet se është rrokullisur jashtë rrugës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.