Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një i vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për një të vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

“Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste nga 597.019 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 258 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.725 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.303