Një armë "Kallashnikov" - Foto: Ilustrim

Një i arrestuar për të shtëna me armë zjarri në Deçan, i sekuestrohet "Kallashnikovi"

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës sot më 12.06.2024 nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Isniq të Deçanit.

Sipas Policisë, disa persona janё pёrfshirё nё njё përleshje dhe mё pas ka pasur tё shtёnё me armё zjarri.

“Nga deklarimi i ankuesit ёshtё kuptuar se i dyshuari ka gjuajtur me armё zjarri nё drejtim shtёpisё sё viktimёs dhe vёllait tё tij”- thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se të dyshuarit i është bastisur shtëpia dhe i është sekuestruar arma e tipit “AK-47”.

“Nga veprimet hetimore tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, janё siguruar informacione pёr identitetin e personit tё dyshuar, fillimisht ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё sё tij, dhe nё bashkëpunim me qytetarёt ёshtё arritur tё sekuestrohet arma e tipit “AK-47”, rreth orёs 01:10, ёshtё arritur tё arrestohet personi i dyshuar: F.H. i lindur me 1989”- thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48 orё.