Ilustrim

Një grua vdes dhe një burrë merr plagë nga sulmi i qenit në Rotherham

Një grua ka vdekur pas një sulmi të një qeni në Rotherham, i cili gjithashtu la një burrë me lëndime të rënda

Policia e South Yorkshire u thirr në një pronë në Masefield Road në West Melton rreth orës 22:15 mbrëmë nga një qytetar i cili tha se një qen e kishte sulmuar atë dhe një grua, raporton The Guardian.

Oficerët dolën së bashku me shërbimin e ambulancës në Yorkshire dhe kuptuan se një grua 43-vjeçare ishte kafshuar për vdekje. Ajo u shpall e vdekur në vend ngjarje, pavarësisht përpjekjeve më të mira të ekipeve të emergjencës.

Burri, i moshës 42 vjeç, pësoi  dëmtim të madh të njërës dorë, plus lëndime në dorën tjetër, bark dhe fytyrë. Ai u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm.

Qeni u sigurua nga oficerë të trajnua. Qeni nuk ishte i një race të ndaluar.

Policia e Gwent konfirmoi se qeni i përfshirë u dërgua te një veteriner për t’u vrarë pas incidentit.

Është e paligjshme të posedosh katër lloje të racave të qenve në Britani të Madhe: Pit bull terrier, Tosa japoneze, Dogo Argentino dhe Fila Brasileiro.

Pronarët kanë detyrim ligjor për të mbajtur qentë nën kontrollin e duhur; mosveprimi konsiderohet vepër penale.