Një grua sulmohet nga qentë në Shtërpcë

Një grua ka raportuar se është sulmuar nga qentë në fshatin Brod të Shtërpcës, më 15.04.2024.

Viktima është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime. Siç njofton Policia, ajo ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Lidhur me rastin, është intervistuar pronari i qenve dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.