Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Një grua raporton se janë hedhur dy shok-bomba në oborrin e shtëpisë së saj

Policia ka njoftuar se një grua ka raportuar gjatë natës  në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën Pop Angjelko Neshiq, në Mitrovicën e Veriut, rreth orës 03:35.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba)  ku si pasojë nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet.