Një grua raporton në polici se djemtë dhe burri po ushtrojnë dhunë ndaj saj

Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti dhe dy djemtë e saj, në vazhdimësi janë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Rasti ka ndodhur në Rahovec.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar.

Kurse viktima është dërguar në strehimore.