Foto: Kallxo.com

Shtime, 83-vjeçari ushtron dhunë fizike ndaj gruas së tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një 83-vjeçar nga Shtimja nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Viktima 72-vjeçare ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë, stacioni policor në Shtime sot rreth orës 14:30 ka pranuar informacionin se në rrugën ‘‘Komandant Kumanova’’ në Shtime është një rast i dhunës në familje.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A.”, thuhet tutje.