Ilustrim

Një burrë në Prizren dyshohet se ushtroi dhunë psikike dhe dëboi bashkëshorten nga shtëpia

Mbrëmë një burrë në Prizren është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se pas disa mosmarrëveshjeve ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka dëbuar bashkëshorten nga shtëpia.

Sipas Policisë, bashkëshortja ka raportuar se pastaj i dyshuari ka shkuar te familja e vajzërisë së bashkëshortes.

“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe rasti është iniciuar si dhunë në familje.