Ilustrim

Një 16-vjeçar dyshohet se është mbytur në një rezervuar uji në Kamëz

Në mbrëmjen e sotme një 16-vjeçar dyshohet se vetëmbytur në një rezervuar uji në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur në Çekrezë në Kamëz rreth orës 21:20.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai.

“Në Çekrezë, dyshohet se është vetëmbytur në një depozitë uji, një i mitur 16 vjeç” – ka thënë ai.

Tutje Mullai tha se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.