Nisin hetimet për personin që dyshohet se kanosi Rrahman Jasharajn

Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj një personi i cili dyshohet se ka kanosur kryetarin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharajn.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Ndërlidhur me rastin pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen, përfshirë këtu edhe intervistimin e dëshmitarëve okular, me rekonamandimin e prokurorit të shtetit policia ka iniciuar një hetim ndaj një të dyshuari nën dyshimet për veprën penale “Kanosje” – ka thënë Borovci.

Jasharaj gjatë një takimi me mësimdhënësit në shkollën fillore “Ismali Qemaili” në Prishtinë  është shtyrë nga një person.

1 shtatori, fillimi i vitit të ri shkollor ka nisur mes grevës dhe thirrjes për mbajtje të mësimit në shkollat e Kosovës.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht dhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Incidentin mes një personi dhe Rrahman Jasharajt, Policia e cilëson si mosmarrëveshje