Nis takimi i Kurtit me emisarin britanik – FOTO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me të Dërguarin e Posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Emisari britanik para disa minutave ka hyrë në objektin e qeverisë për t’u takuar me Kurtin. Mediat nuk janë lejuar të marrin pamje brenda objektit.

Ai është parë i shoqëruar edhe nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nocholas Abbott.

Pak më herët gjatë ditës, ai është pritur në takim edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com