Osmani pret në takim emisarin britanik, Stuart Peach

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm  të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Takimi i Osmani me Peach ka filluar në ora 15:00.

Ky takim është i mbyllur për media.

Lord Stuart Peach po qëndron në Kosovë, ndërsa pas takimit me Osmanin pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi me Kurtin pritet të fillojë në ora 16:00.