Foto: KALLXO.com

Nis shpërndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat, pra atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit.

“Praj gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

Murati tha se janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët sipas tij pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi.

“Qeveria është në anën e qytetarëve”, përfundoi ai.

Qeveria e Kosovës më 12 prill mori vendim për ndarjen e një shume prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e privat si dhe personave në skemë sociale.Pensionistët si kategori e morën të parët 100 eurot, ndërsa me pagën e prillit shtesën e morën punëtorët e sektorit publik.

Ndërsa vazhdon të jetë i hapur aplikimi për studentët deri më 3 qershor.