Ilustrim

Mbështetja me 100 euro, ekzekutohen pagesat për mbi 50 mijë studentë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar pagesat prej 100 euro, si mbështetje nga Qeveria  e Kosovës për studentët.

Sipas Muratit, numri i studentëve që kanë përfituar nga kjo ndihmë e Qeverisë është 50 mijë e 778 studentë.

“Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar” – ka shkruar Murati në Facebook.

Kjo mbështetje për studentët ka ardhur në kuadër të Pakos për Përballjen me Inflacionin dhe për këtë qëllim dje Qeveria e Kosovës ka ndarë 7 milionë euro.