Bisedimet Ukrainë-Rusi - Foto: Twitter

Nis rundi i dytë i bisedimeve Ukrainë – Rusi

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka njoftuar se para pak minutash kanë nisur bisedimet me palën ruse.

Ai ka njoftuar në Twitter se rendi i ditës në këtë takim është armëpushimi i menjëhershëm dhe krijimi i korridoreve humanitare për largimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara nga luftimet.

Ditë më parë është paralajmëruar për rundin e dytë të bisedimeve.

Raundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë përparim.

Sot janë bërë tetë ditë që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës dhe janë  zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë.