
Stacioni policor në Zubin Potok, Foto:KALLXO.com
Nis ndërtimi i stacionit policor në Zubin Potok
28.10.2023 - 12:41
Gjatë ditës se sotme kanë nisur disa nga procedurat për ndërtimin e stacionit policor në komunën e Zubin Potokut.
Stacioni në te cilin është punuar deri më tani ka qenë një shtëpi e marrë me qira nga policia.
KALLXO.com pati raportuar për kushtet e stacionit policor që gjendet vetëm pak kilometra larg komunës.
Gjatë ditës se sotme siç mëson Kallxo.com kanë nisur vetëm procedurat e rrafshimit të vendit ku pritet te nis objekti i stacionit policor në Zubin Potok.