Mbledhja e KPM-së Foto: Egzon Dahsyla/ KALLXO.com

Nis mbledhja e KPM-së, mes tjerash pritet shqyrtimi i rastit të Klan Kosovës – FOTO

Ka filluar mbledhja e Komisionit të Pavarur të  Mediave (KPM), ku ndër të tjerash pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i çështjes së televizionit Klan Kosova.

Kjo mbledhje është e hapur për publikun dhe janë duke marrë pjesë një numër i madh i mediave.

Pjesëmarrës është edhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, (AGK) Xhemajl Rexha.

Mbledhja e KPM-së Foto: Egzon Dahsyla/ KALLXO.com
Mbledhja e KPM-së Foto: Egzon Dahsyla/ KALLXO.com

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me 14 qershor  ka marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” Sh.P.K.

Ministria ka njoftuar ka iniciuar kallëzim penal ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Për rastin e Klan Kosovës, ka pasur edhe reagime mes tjerash nga ambasadorë të shteteve evropiane në Kosovë.

Abbott për rastin e Klan Kosovës: Institucionet të mendojnë me kujdes për masat e radhës