Ilustrim

Nip e gjysh në polici për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit i cili është i mitur, pra nipi i të dyshuarit tjetër përmes rrjeteve sociale ka publikuar foto me armë zjarri të gjyshit të tij.

Tutje është treguar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, dje rreth orës 10:45.

Policia ka treguar se është konfiskuar arma me dy fishekë dhe se me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.