Ngjarjet e Ditës së Hënë, 26.03.2018

Me rastin e 67-vjetorit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, nga data 26-30 mars organizon “Javën e Arkivit të Hapur”, me ç ‘rast do të hapë dyert për publikun. (Arkivi i Kosovës, Rruga e Çlirimit, 25, përball EULEX-it, Prishtinë, ora 10:00)

Ministria e Drejtësisë hap fushatën për Rritjen e Vetëdijesimit dhe Informimit për Profesionet e Lira Ligjore, ku do të flasin ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova. (Hapësirat e Sallës së Kuqe në Prishtinë, nga ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton  raportin me Rekomandime për Projektligjin për Pajisjet nën Presion. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)

Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës organizojnë në një takim pune “Qytetaria Aktive dhe roli i këshillave lokale në Kosovë”.  (“Vila Gërmia“ – Prishtinë, ora 10:00-12.30)

Me rastin e 19 -vjetorit  të Betejës së Landovicës dhe masakrës në Krushë të vogël  organizohen homazhe në Varrezat e Dëshmoreve dhe martirëve në Landovicë (10:00)

Me rastin e 19 -vjetorit  të Betejës së Landovicës dhe masakrës në Krushë të Vogël mbahet akademi përkujtimore pranë lapidarit në Landovicë, ora 10:45)

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor, në 19- vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11.00)

Presidenti  Hashim Thaçi merr pjesë në tubimin përkujtimor të organizuar për 19-vjetorin e masakrës në Krushë të Vogël. (Krushë e Vogël, ora 12.00)

Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon përvjetorin e 37-të të demonstratave studentore të vitit 1981. (Ambientet e Universitetit “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 11.00)

Në kuadër të  edicionit të 18-të të Frankofonisë në Kosovë, ambasadori i Francës në Kosovë,  Didier Chabert, do të hapë turin e ambasadorëve me një vizitë në shkollën SHMU-2 në Vushtrri. (Ora 11:30)

Promovohet libri “Ekokultura. Natyra në kulturën popullore shqiptare” e ASHAK-ut dhe hapet ekspozita “Arterren. Fotografi 2007 – 2017” e profesorit Shemsi Krasniqi. ( Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ora 12:00)

Ministria e Drejtësisë  organizon tryezën e rrumbullakët “Mbrojtja e Informatorëve”,  për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Informatorëve, ku do të flasin ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. (Hotel Sirius, ora 14.00)

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, takohet me ministren e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Karin Kneissl. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 14:15- në fillim ka pamje, konferenca mbahet pas takimit  në ora 15.00)

Presidenti Hashim Thaçi pret në takim ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. (Kabineti i Presidentit, ora 15:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16.00)