Ngjarjet e ditës së enjte, 21.06.2018

Para Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, do të raportohet lidhur me zhvillimin e punimeve në kompleksin memorial në Meje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Bëhet lansimi i platformës dhe aplikacionit “Dhuro Gjak”. (Ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

Administrata Tatimore e Kosovës prezanton rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2017 lidhur me transparencën, efikasitetin, korrektësinë dhe  shërbimet e ATK-së. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Mandate. (Kuvendi i Kosovës, salla N 10, ora 11:00)

Bëhen homazhe për veteranin e UÇK-së dhe ish të burgosurin politik, Hajdin Rama. (Familja Rama në Fshatin Sankoc të Drenasit, nga ora 13:00 deri në ora 15:00)

Në kuadër të “Javës Egjiptiane” një delegacion egjiptian takohet me kryetarin e Komunës se Gjakovës, Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës se Gjakovës, ora 15:00)

Me nderime ushtarake bëhet varrimi i veteranit të UÇK-së dhe ish të burgosurit politik, Hajdin Rama. (Kleçkë, ora 16:00. Në ora 15:00 niset kortezhi nga fshati Sankoc)

Mbahet festivali tradicional në kuadër të “Javës Egjiptiane”. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 19:00)