Ngjarjet e ditës së martë, 18 shtator 2018

Ambasadori gjerman, Christian Heldt dhe ambasadori francez, Didier Chabert, do të mbajnë  ligjëratë në hapjen e ketij sesioni të Universiteti Veror  gjermano-francez. (Fakulteti Juridik i  Universitetit të Prishtinës, ora 8:30)

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhdon mbledhja e pestë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ora 9:00)

Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën e rradhës për media në të cilën do të flitet për iniciativën “ Komiteti i biznesit dhe zhvillimi i sportit”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka viziton Telekomin e Kosovës me ç’rast do të pritet nga Kryeshefi i kësaj kompanie Gent Begolli dhe Bordi i Drejtorëve. (Telekomi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Elisabetta Trenta. (Kabineti i Presidentit, ora 10:30 vetëm pamje)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal se  bashku me  Zyren e Rregullatorit për Energji dhe Federaten e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova diskutojn lidhur me “Raportet Konsultative për përcaktimin e të Hyrave të Lejuara Maksimale” si dhe “Raportin Konsultativ për përcaktimin e Faktorit të efikasitetit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Hapet e dyqani i tretë të bamirsisë “Teshavesha” në Ferizaj. (Ferizaj, rr. Ahmet Kaqiku, afër stacionit të autobusave, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

Të dy kryesuesit e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë mbajnë konferencë për shtyp. (Holli i Kuvendit, ora 12:30)