Ngjarjet e ditës së mërkurë, 13.06.2018

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00)

Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me OJQ-në Iniciativa për Progres (INPO) mban debatin për pakon e ligjeve të reformës së administratës shtetërore. (Salla e Kuvendit Komunal të Ferizajt, ora 10:00)

Bëhet hapja e sallës së dytë të Kardiokirugjisë dhe Kujdesi Intenziv i dytë i Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). (Ora 10:30)

Ministri i Financave, Bedri Hamza, udhëheqësi i zyrës së KfW Rene Eschemann dhe kryeshefat e kompanive regjionale të ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës, nënshkruajnë marrëveshjen “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V”. (Ministria e Financave, ora 11:00)

Për nder të Ditës se Lirisë, Komuna e Gjilanit organizon koncert për Fëmijë. (Platoja e Teatrit të Qytetit, ora 12:00)

FSSHK-ja mban konferencën “Kontrata Kolektive Sektoriale dhe Ligji për pagat”. (Zyra qendrore e FSSHK-së, ora 13:30)

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale organizon konferencën jubilare “10 vite pas decentralizimit dhe konstituimit të qeverisjes lokale – sfidat e një dekade, rrugëtimi në dekadën e dytë”. (Hotel “Garden”, ora 15:00)

NLB Banka në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Sllovene, Klubin e Shahut Drejtësia dhe Federatën e Shahut të Kosovës organizon simultanën e shahut. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 16:30)

Kosovo 2.0 organizon debatin publik për Shëndetësisë në Kosovë. (Oborri i Kosovo 2.0, ora 18:00)