Kamerat - Foto: Rtv21

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend:

Vizitohet shtëpia muze e Ukshin Hotit. (Krushë e Madhe, ora 09:00)

Mbahet minimaratona tradicionale “Të vrapojmë me policët tonë”. (Ferizaj, sheshi përball Komunës, ora 10:00)

Mbahet minimaratona. (Nisja nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

Mbahet tryeza shkencore “Mendimi politik e shkencor i Ukshin Hotit për zgjidhjen e çështjes shqiptare në kontekstin evropian”. (Shtëpia e Kulturës në Krushtë të Madhe, ora 11:00)

Dega e AAK-së në Prishtinë mban kuvendin e Punës. (Hotel “Grand”, ora 15:30) Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet. (Te hyrja e Parkut të Gërmisë, ora 17:00)

Mbyllet ekspozita “Mjegull”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00) /21Media