Ilustrim
Ngacmonte fqinjin, arrestohet
28.2.2019 - 12:13
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, i cili vazhdonte të ngacmonte komshiun me të cilin banonin në të njëjtin objekt.
Burri i arrestuar ka përfunduar prapa grilave si pasojë e ngacmimit të vazhdueshëm përmes fjalëve, ndaj fqinjit të tij me të cilin ndanin të njëjtin objekt banesor.
Tutje policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.