Ilustrim: Patentë shoferë të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Nga nesër fillon aplikimi për patent-shofer ndërkombëtar

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga nesër do fillojë aplikimin për patent-shofer Ndërkombëtar.

“Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga nesër, më 01 tetor, do të fillojë aplikimin për patent-shofer ndërkombëtar,” thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se aplikimi do të bëhet në të gjitha qendrat për Pajisje me Dokumente.

“Aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas  procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës,” thuhet në njoftim.