Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nesër është afati i fundit për paraqitjen fizike të pensionistëve për verifikim

Nesër, më 12 gusht është afati i fundit i caktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për paraqitjen fizike të pensionistëve për verifikim.

Ministria të martën ka bërë të ditur se përfituesit e skemave të pensioneve duhet të paraqiten fizikisht në objektet e Departamentit të Pensioneve, më së largu deri të premten më 12 gusht 2022.

Sipas Ministrisë, paraqitja është obligim ligjor, ndërsa ata që nuk paraqiten, sipas ligjit, do të pezullohen nga pagesa.

“Andaj, ftojmë të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre. Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.