Ilustrim

Nën kërcënimin e armës grabitet një person në Novobërdë

Një person ka raportuar në polici, se në fshatin Pasjak të Novobërdës derisa ka qenë në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa rasti është nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur të mërkuren rreth orës 23:20.