Nën kërcënimin e armës grabiten dy telefona në Prishtinë

Dy persona kanë raportuar se i janë grabitur dy telefona celular derisa ata kanë qenë në një parking nëntokësor.

Raportuesit kanë treguar në Polici se dy persona të panjohur, të veshur me rroba të zeza dhe maska, nën kërcënimin e armës – thikës, ua kanë grabitur telefonat dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.