Në Zveçan policia duke siguruar objektin e komunës, qytetarët kalojnë pa asnjë pengesë, Foto: KALLXO.com

Në Zveçan policia vazhdon të ofroj siguri, qytetarët kryejnë punët e tyre pa pengesa- Foto

Paraditja e së dielës ka kaluar e qetë në Zveçan të Kosovës. Gra, burra, pleq e fëmijë janë parë duke vazhduar normalisht punët e tyre në këtë qytet.

Pranë forcave policore që janë duke vazhduar të qëndrojnë pranë objektit të komunës së Zveçanit, u panë qytetarë të shumtë që kalonin andej.

Ekipi i KALLXO.com ka qëndruar mëngjesin e sotëm pranë këtij objekti, ku është parë që situata është e qetë dhe pa ndonjë problem.

Edhe në rrugët e Zveçanit, komunë me shumicë serbe në Kosovë, si në çdo ditë tjetër edhe sot ka pasur lëvizje të qytetarëve.

Jo më larg se dy ditë më parë, një situatë e tensionuar u krijua në këtë zonë. Dhjetëra qytetarë u mblodhën pranë tri objekteve të komunave në të cilat pritej të vendoseshin për të ushtruar detyrat e tyre kryetarët e rinj të zgjedhur më 23 prill 2023.

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se nuk është raportuar për ndonjë incident dhe se situata është e qetë në atë zonë.