Ilir Peci, kryetar i Zveçanit - 21.04.2024
A do të votojë Ilir Peci pro apo kundër shkarkimit të vetvetes?
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka deklaruar se në komunën që aktualisht e udhëheq gjithçka është gati për procesin e votimit pro apo kundër shkarkimit të tij.
Në një prononcim për KALLXO.com, Peci tha se çdo pikë e vendovitimit është gatshme për pritjen e qytetarëve.
“Gjithçka është përgatitë. Çdo pikë është hapur dhe është e gatshme për pritjen e qytetarëve. Deri më tani nuk ka probleme- gjithçka është në rregull”- tha Peci.
Çdo vendim i qytetarëve, pro apo kundër shkarkimit të tij, për të do të jetë i mirëseardhur.
“Gjithsesi do t’i presim, janë të mirëseardhur çdo vendim i qytetarëve. Nëse qytetarët janë vendosur për të dalë për shkarkimin tonë patjetër se do e ndërpresim [detyrën]”, ka thënë Peci.
Ai ka deklaruar se deri më tani qytetarët janë të kënaqur me punën e tyre.
“Shpresoj se kjo do të vazhdojë sepse kemi bo punë të mirë për aq sa kemi pasur mundësi deri më tani”, ka thënë ai.
Personalisht, ai ka thënë se nuk e ka ndërmend fare që të dal të votojë pro apo kundër shkarkimit të vetvetes.
“Jo nuk do dal. Arsyeja është se çka me rrëzu veten. Nuk e kemi ndërmend as pro e as kundër”- ka dekalruar Peci për KALLXO.com.
Në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq sot pritet të votohet “për” apo “kundër” shkarkimit të kryetarëve të komunave.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në katër komunat në veri të vendit është 46 mijë e 556, apo 1 mijë e 461 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit të mbajtura më 23.04.2023.
Ekipet e KALLXO.com do të raportojnë në kohë reale lidhur me procesin e votimit në këto katër komuna.