Zveçani i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Asociacionit të Komunave të Kosovës i është bashkuar edhe komuna e Zveçanit.

Kështu ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në facebook, duke theksuar se kjo ka ardhur me iniciativë të asamblistëve të tyre.

“Me iniciativën e asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ashtu si Zubin Potoku dje, edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit sot votoi pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës”- thuhet në positmin në facebook.

Më herët Asociacionit i janë bashkuar edhe komuna e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës Veriore.