Në Spitalin e Pejës 24 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se po trajton 141 pacientë me COVID-19, prej tyre 108 janë në terapi me oksigjen ku 24 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe 3 në respiratorë.

“141 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 108 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit,” thuhet në njoftim.

Tutje Spitali ka informuar se gjatë fundjavës ka trajtuar 651 pacinetë, janë kryer 8 lindje, 586 analiza dhe gjashtë operacione.