Policia e Kosovës

Në oborrin e spitalit në Pejë, tre persona i vjedhin çantën dhe unazat një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 18 shtator në rrugën “Nënë Tereza”, në Pejë, në oborrin e Spitalit Rajonal, tre persona të panjohur i kanë vjedhur çantën dhe tri unaza argjendi një gruaje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte në oborrin e Spitalit Rajonal Pejë, tre persona të panjohur, i kanë grabitur me forcë çantën e krahut dhe tri unaza argjendi”- thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar.