Në një objekt në Fushë Kosovë kryhet vjedhje e rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Fushë Kosovë është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në brendi të një objekti, me ç ‘rast kanë vjedhur para.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.